Flash News

Kosova

Rrëmbimi i 3 efektivëve, reagon ministri i Brendshëm: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës

Rrëmbimi i 3 efektivëve, reagon ministri i Brendshëm: Serbia

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zvelça, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës në shkelje të çdo norme ndërkombëtare.

Ai shton se me këto veprime Serbia po tregon fytyrën e vërtetë të një shteti agresor dhe autokrat.

Reagimi i Zvelçës:

Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit