Flash News

Kosova

Rrëmbimi i efektivëve nga serbët, policia e Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme

Rrëmbimi i efektivëve nga serbët, policia e Kosovës në
Policia e Kosovës ka njoftuar konferencë të jashtëzakonshme pas rrëmbimit të tre policëve nga ana e serbëve.

Sipas njoftimit, konferenca e jashtëzakonshme do të mbahet nga ora 17:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit.

Lajmi është bërë me dije nga vetë policia e Kosovës e cila thekson se tre efektivët e policisë janë rrëmbyer gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të vendit.

Sakaq, ministria e Brendshme e Serbisë thotë se oficerët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi kanë qenë brenda në territorin serb.

Për rastin e rëndë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla i cili e cilësoi Serbinë si gardianin e së keqes në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se autoritetet e vendit nuk do të ndalen para sjelljeve të tilla kriminale.

Nga ana tjetër, mediat serbe e kanë trajtuar ngjarjen e ndodhur si arrestim dhe jo rrëmbim, duke shkruar se policët e Kosovës kishin hyrë në territorin serb. 

 

Të fundit