Flash News

Kosova

Rrëmbimi i tre policëve, reagon Kurti: Hakmarrje e Serbisë pas arrestimit të kriminelit serb

Rrëmbimi i tre policëve, reagon Kurti: Hakmarrje e Serbisë pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë nga forcat serbe.

Kurti tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës ka ndodhur 300 metra në territori ne Kosovës.

Ai tha se hyrja e forcave serbe në territori ne Kosovës është agresion dhe përpjekje për përshkallëzim të situatës.

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.”, shkruan Kurti.

 

Të fundit