Flash News

Kosova

Rreth 1500 persona në spital, bien dyshimet se helmimi masiv në Deçan ka ardhur nga uji

Rreth 1500 persona në spital, bien dyshimet se helmimi masiv në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se nuk është uji, ai që ka shkaktuar helmimin masiv në Deçan. Në këtë të fundit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi rreth 1500 persona përfunduan në spital.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e helmimit masiv, ndërsa mjekët kanë apleuar që qytetarët të mos panikosen. Në qendrën shëndetësore, ku marrin trajtim pacientët e helmuar kanë mbërritur edhe barnat që mungonin.  Kjo situatë nisi ditën e shtunë dhe numri i qytetarëve që është paraqitur në spital ka ardhur duke u rritur.

Lidhur me situatën, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani i cili u shpreh për mediat se rastet nuk japin një pistë që helmimi ka ardhur nga uji. 

“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, ka thënë ai.

Të fundit