Flash News

Kosova

Rreth 2 mijë qytetarë përfunduan në spital, pritet konferencë për mediat lidhur me shkaqet e helmimit masiv në Deçan

Rreth 2 mijë qytetarë përfunduan në spital, pritet

Ka shkuar në afro 2 mijë, numri i qytetarëve të helmuar në Komunën e Deçanit. Gjendja e tyre është e stabilizuar, pavarësisht se ka qytetarë që vazhdojnë të kenë nevojë për shërbim mjekësor.

Në orën 16.00 është paralajmëruar një konferencë për mediat, ku do të sqarohen shkaqet e helmimit masiv. Nga analizat që i janë bërë ujit, ka rezultuar me baktere, por nuk dihet nëse është kjo arsyeja e helmimit.

Në Komunën e Deçanit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjitha institucionet janë në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu është bërë i mundur edhe sigurimi i barnave të nevojshëm.

Të fundit