All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Rreth 700 persona janë infektuar nga zgjebja në Kosovë

All - Paragraf - 1

Rreth 700 persona janë infektuar nga zgjebja në Kosovë

Rreth 700 persona janë prekur nga sëmundja e zgjebes në Kosovë, gjatë nëntë muajve të këtij viti.

All - Paragraf - 3

Shifrat janë konfirmuar nga Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), permes mjekes Fatime Kokollari.


Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të prekurve këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.

“Personat e sëmurë me skabies janë gjithmonë prezent në vizitat ambulantorike të Klinikës së Dermatologjisë. Megjithatë, statistikat tona tregojnë se sëmundja prej vitit të kaluar, sivjet është në rënie e sipër dhe diku të hospitalizuar diku 30 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, përafërsisht vizita ambulantorike në këta nëntë muajt e fundit sillet diku rreth 700 persona të infektuar, gjë që statistika është e përafërt me vitin e kaluar”, thotë Kokollari.


Përveç në Kosovë, kjo sëmundje ngjitëse është e përhapur edhe në rajon. Raste të të prekurve me zgjebë janë regjistruar edhe në Shqipëri.

 

 

Të fundit