Kosova

Rreth 90 shtetas nga Kosova, mes tyre 8 fëmijë besohet se janë ende në Siri

Rreth 90 shtetas nga Kosova, mes tyre 8 fëmijë besohet se janë

Instituti për Siguri dhe Integrim në Kosovë që merret me shtetasit e Kosovës të kthyer nga Siria, thotë se më pak se 100 persona nga Kosova, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, ende vazhdojnë të qëndrojnë në kampe të ndryshme të Sirisë.

Autoriteti përgjegjës për këtë çështje, prej një viti tashmë është Ministria e Brendshme. Mediet kosovare raportojnë se prej fillimit të luftës në vitin 2012, në Siri kanë shkuar rreth 400 kosovarë.

Më 19 prill të vitit 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj. Është thënë se edhe 87 persona janë ende në Siri, rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë, thuhet në mediet kosovare.

Ditari politik

Të fundit