Flash News

Kosova

Rriten ndjeshëm infeksionet në Kosovë, bilanci ditor me Covid-19

Rriten ndjeshëm infeksionet në Kosovë, bilanci ditor me Covid-19

Rastet me Covid-19 në Kosovë janë rritur ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 352 raste të reja në 24 orët e fundit.

Gjithashtu një person ka humbur jetën. Sipas MSH, 13 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105.732.

Ndërsa numri i rasteve aktive në Kosovë është 1.659. Sa i përket procesit të imunizimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza, ndërsa në total janë kryer 487.685 vaksinime.

Të fundit