Flash News

Kosova

Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, mbi 800 të infektuar, mes tyre 17 fëmijë të moshës nën 10 vjeç

Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, mbi 800 të infektuar, mes
Foto Ilustruese

Shifrat e infektimeve në Kosovë vijojnë të rriten ndjeshëm. Bilanci i 24 orëve të fundit raportoi 888 ratse të reja me Covid-19 dhe një humbje jete.

Sipas Gazeta Express, në mesin e rasteve të reja, 17 prej të infektuarve janë fëmijë deri në moshën 9 vjeç. Ndërsa 117 të infektuarit e tjerë janë nga mosha 10 deri në 19 vjeç.

237 raste janë shënuar midis moshave 20 dhe 29 vjeç dhe 161 të infektuar rezultojnë t’i përkasin moshës 30-39 vjeçare.

Prishtina është komuna me më shumë raste aktive në të gjithë Kosovën, duke numëruar 182 të infektuar me Covid-19. M ë pas vjen komuna Gjilanit me 78 raste pozitive dhe ajo e Gjakovës me 77 raste të reja.

 

Të fundit