Flash News

Kosova

Rritja e rasteve me Covid-19/ Kosova karantinohet në fundjavë, masat e reja shtrënguese

Rritja e rasteve me Covid-19/ Kosova karantinohet në fundjavë, masat e

Shifrat e larta me koronavirus në Kosovë kanë bërë që kjo e fundit të ashpërsojë masat anti-covid.

Duke parë këtë situatë, Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës rreth COVID-19 ka propozuar një varg veprimesh për të shmangur shifrat e larta të koronavirusit në vend.

Sipas Gazetës Express, sot do të bëhet publik vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç, furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Masat janë si më poshtë:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë: 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

  1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucioneve shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID-19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

Të fundit