Flash News

Kosova

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, paralajmërojnë autoritetet: Mbyllja e vendit duhet të jetë si opsion

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, paralajmërojnë

Kosova mund të goditet shumë shpejt nga një valë tjetër infektimesh. Një ndër shkaqet e rritjes së rasteve është edhe përhapja e variantit "Delta" me ritme të shpejta në të gjithë botën.

Sipas gazetës Express, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se një valë tjetër e virusit mund të paraqitet me mbërritjen e vjeshtës dhe mënyra më e mirë për t'u mbrojtur është vaksinimi.

“Padyshim që varianti Delta është i rrezikshëm sepse ka mundësi të madhe që të përhapet në masë, mirëpo vaksinimi i popullatës është e rëndësishme që një gjë e tillë të mos ndodh. Besoj se me vaksinimin masiv valët që pritet të vijnë do të jenë të një intensiteti më të pranueshëm dhe më lehtë të menaxhueshme. Është e mundur paraqitja e valëve në vjeshtë, mirëpo nëse popullata vaksinohet këto valë që pritet të vijnë nuk do të jenë të një intensiteti çfarë ishin më parë”, tha ai. 

Sipas Vishaj, nëse sistemi i shëndetësisë ndesh me një rritje të infeksioneve dhe personave që nuk dëshirojnë të bëjnë vaksinën, e vetmja zgjidhje do të mbetet mbyllja e vendit.

 “Nëse kemi një numër të madh të pacientëve të infektuar dhe njerëzve që nuk i binden vaksinimit mbyllja e vendit duhet të jetë si opsion. Vaksinimi është mjeti i duhur dhe e vetmja mënyrë që neve na mbron nga ardhja e valëve tjera të ashpra të cilat përshkruhen me numër të madh të pacientëve të sëmurë dhe me humbje të jetëve”.

Vishaj ka theksuar se efektet anësore që vijnë nga vaksinat janë minimale krahasuar me të mirat që sjell vaksina.

  

Të fundit