Flash News

Kosova

Rritja e rasteve të reja të infektimeve në Kosovë, shtyhet 2 javë nisja e shkollës

Rritja e rasteve të reja të infektimeve në Kosovë, shtyhet 2

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Kosovë, është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci, se procesi mësimor do të shtyhet me dy javë.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Nagavaci shkruan se do t`i zbatojnë rekomandimet që ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe procesi mësimor do të shtyhet deri me 26 shtator.

"Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha”, shkruan Nagavci.

Ndërkohë, sot në raportin e 24 orëve të fundit, MSH e Kosovës ka bërë me dije se janë shënuar 424 raste të reja me Covid-19 dhe 23 qytetarë kanë humbur jetën. Ndërsa gjatë këtij intervali kohor, janë shëruar 1324 pacientë.

Të fundit