Flash News

Kosova

Rritje rekord, 2236 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Rritje rekord, 2236 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
foto ilustruese

2236 raste të reja dhe 8 viktima me Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë - një rekord sa i takon ditëve të fundit.

Këto shifra infektimesh janë nga 11.373 të testuarish dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, ë grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht.

Ndër masat kryesore janë ndalimi i punës së klubeve të natës, ndalimi i ahengjeve familjare, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë deri në ora 22:30 dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.

Të fundit