Flash News

Kosova

Rritje rekord në Kosovë, mbi 2 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 16 vdekje në 24 orët e fundit

Rritje rekord në Kosovë, mbi 2 mijë të infektuar me Covid-19
foto ilustruese

Në Kosovë është regjistruar një bilanc shqetësues i rasteve të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.  2098 raste të reja me koronavirus dhe 16 humbje jetë. Ky është bilanci për të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë.

Janë shëruar 1614 pacientë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 111.400 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MSH në Kosovë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

-Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

-Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Të fundit