Flash News

Kosova

Sa ishte pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje

Sa ishte pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, nga mbi 95 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43 përqind apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues, e rreth 52 mijë e 313 votues më pak sesa në vitin 2017.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, teksa theksoi se anëtarët e këshillave të vendvotimeve duhet t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet.

Radoniqi shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që morën pjesë në votime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në 'Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa', lidhur me ecurinë procesit e votimit të sotëm.

Të fundit