Flash News

Kosova

Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, në interes kombëtar

Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit nga Bashkimi Evropian për hyrjen në fuqi të sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se qeveria është në rrugën e gabuar, dëshmojnë rrezikun në të cilin ndodhet vendi.

Haradinaj ka theksuar se mocioni për rrëzimin e kryeministrit Kurti është interes kombëtar.

“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.  Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të fundit