Flash News

Kosova

Scholz pas takimit me Kurtin në Berlin: Kosova dhe Serbia ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi

Scholz pas takimit me Kurtin në Berlin: Kosova dhe Serbia ta zgjidhin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët kanë qenë ndër temat e diskutimit mes tyre.

Lidhur me procesin e dialogut, kancelari gjerman ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në rajon.

“Jam i bindur se në kohë si këto ku në një rajon pranë nesh zhvillohet luftë brutale, ka rëndësi që të dyja vendet ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi.

“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”, është shprehur Scholz.

Kancelari i Gjermanisë ka paralajmëruar se do të zhvillojë vizitë në Prishtinë në muajt në vijim ndersa në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë Kurtin përsëri në Berlin për një takim tjetër.

 

 

Të fundit