Flash News

Kosova

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën: Arritja e një marrëveshjeje kërkon fleksibilitet dhe gatishmëri

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën: Arritja e një

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

Në letrën e Blinken thuhet se SHBA është krenare me rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Kosovës, dhe se kjo e fundit ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme e të siguritë.

Ndër të tjera, Blinken shkruan se SHBA vlerëson “vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë”,e cila siç shkruhet në letër, duhet të përfundojë me njohje recoproke.

Letra e plotë:

Në emër të Qeverisë së SHBA-së, dua ta uroj Kosovën pasi feston përvjetorin e 13-të si shtet sovran dhe i pavarur. SHBA-ja është krenare në rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Republikës së Kosovës të pavarur, për t’u zhvilluar në një vend multi-etnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhme më të begatshme, të qëndrueshme dhe të sigurt.

Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. SHBA-ja vlerëson lidhjen e fortë mes njerëzve tanë dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik.

I uroj siguri dhe shëndet të mirë njerëzve të Kosovës, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19.  

Të fundit