Flash News

Kosova

Sekretari britanik takohet me Kurtin: Normalizoni situatën në veri

Sekretari britanik takohet me Kurtin: Normalizoni situatën në veri

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly ditën e sotme është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku kanë disktuar për situatën në veri të Kosovës.

Sekretari i Jashtëm theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa de-përshkallëzues për të ulur tensionet në veri të vendit.   

"Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si një shtet i pavarur, multietnik në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë.

 Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik arritjet e arritura me vështirësi në Kosovë gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë,"-tha Cleverly.

Të fundit