Flash News

Kosova

Sekuestrohen armë, municione dhe pajisje ushtarake në Zveçan, policia jep detajet

Sekuestrohen armë, municione dhe pajisje ushtarake në Zveçan,

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municione dhe veshje ushtarake.

Policia njoftoi se aksioni është kryer në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan nga njësitet policore.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në njoftim.

Nga ky operacion janë gjetur:

1. 4 granata M75 2. dy pushkë automatike AK 47 3. gjashtë karikatorë me municion të AK 47 4. një karikator i zbrazët 5. 156 fisheke të AK 47 6. 179 fishekë të M48 7. një antiplumb ushtarak, me dy pllaka 8. tri palë pantallona 9. katër jakne ushtarake 10. dy jelekë taktikë 11. dy maska gazi 12. dy çanta krahu ushtarake 13. 5 rripa ushtarakë brezi. 

Të fundit