Flash News

Kosova

Hakmerren serbët, bllokojnë kamionët nga Kosova

Hakmerren serbët, bllokojnë kamionët nga Kosova
Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës.
Mediat e Kosovës raportojnë se rreth orës 19:00, disa shoferë kamoinesh nga Serbia në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, duke mos i lejuar kamionët nga Kosova të kalojnë.
Ndërkohë kujtojmë se pas rrëmbimit të 3 policëve nga Serbia, Kosova ka bllokuar hyrjen e kamioneve me targa serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo masë është marrë për të ruajtur sigurinë në vend.

Të fundit