Flash News

Kosova

"Serbët nuk po marrin dot pensionet", Escobar: Qeveria e Kosovës do të mbajë përgjegjësi për dinarin

"Serbët nuk po marrin dot pensionet", Escobar: Qeveria e

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pas Qeveria i tha Agjencisë së Kadastrës t’ia regjistrojnë pronën manastirit.

Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar storiet nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto storie dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”, tha Escobar.

 

 

Të fundit