Flash News

Kosova

Serbët sulmojnë me gurë makinën e policisë në Zveçan

Serbët sulmojnë me gurë makinën e policisë në

Protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të makinës së policisë, e cila ishte duke patrulluar në zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për mediat vendase se si pasojë e sulmit, mjetit i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm edhe para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur mjetet.

 

 

 

Të fundit