Flash News

Kosova

Serbët vijojnë protestat para komunave, KFOR rrethon godinat me tel me gjemba

Serbët vijojnë protestat para komunave, KFOR rrethon godinat me tel me

Serbët janë mbledhur sërish sot para komunave në veri të Kosovës. Për të katërtën ditë radhazi, serbët po protetsojnë në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Ushatrët e KFOR kanë rrethuat godinën e komunës së Zveçanit me tel me gjemba, teksa protestuesit serbë janë grumbulluar para godinave që në orët e para të mëngjesit.

Serbët vijojnë protestat para komunave, KFOR rrethon godinat me tel me

Mësohet se turmës i është bashkuar edhe Lista Serbe, Rakiç dhe Simiç.

Një ditë më parë, serbët sulmuan mediat e Kosovës dhe ato shqiptare të cilat raportonin “live” situatën. Ata sulmuan me gurë dhe sende të forta mjetet e medieve, gazetarët dhe operatorët duke iu penguar raportimin.

Të fundit