Flash News

Kosova

“Serbia bosht i Open Balkan”, Kusari-Lila: Është e dëmshme, me Ramën nuk do bisedojmë për iniciativën

“Serbia bosht i Open Balkan”, Kusari-Lila: Është e

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila e ka cilësuar “Ballkanin e Hapur”, si një nismë të dëmshme pasi Serbia është bosht i iniciativës.

“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans”, shprehet Kusari-Lila.

Kusari-Lila shtoi se me kryeministrin Edi Rama, nuk bisedojnë lidhur me nismën “Open Balkan”, sepse sipas saj e ka nisur në mënyrë të njëanshme me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Çka do që mund të jenë nismat apo politikat ditore, raportet e Kosovës me Shqipërinë mbetën të pakontestueshme, raportet më të veçanta për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me kryeministrin Rama aktualisht, iniciativën të cilën njëanshëm ai e filloi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, natyrisht që do të vazhdohet biseda por jo në këtë temë dhe jo për shtetet e kësaj ideje të cilën e thashë edhe njëherë pa dallime në Kosovë e kanë kundërshtuar”, u shpreh ajo.

Ideja e “mini-Shengenit” u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, emri i nismës u ndryshua në “Open Balkan” gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në Shkup, ku ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vçiç.

 

Të fundit