Flash News

Kosova

"Serbia largohet nga KuE nëse anëtarësohet Kosova", Bushati: Retorikë në kundërshtim me marrëveshjet e BE

"Serbia largohet nga KuE nëse anëtarësohet Kosova",

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur tha se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë.

Bushati ka shkruar në rrjetet sociale se kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Kjo retorikë shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Duke tërhequr paralele me Rusinë dhe duke kërcënuar me largim nga Këshilli i Evropës që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është e dobishme as për Serbinë dhe as për minoritetin serb në Kosovë”, ka shkruar Bushati.

 

 

 

Të fundit