Flash News

Kosova

Serbia në vështirësi, Osmani: SHBA-të s’kanë kërkuar marrëveshje pa njohje reciproke

Serbia në vështirësi, Osmani: SHBA-të s’kanë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Kosova një marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje reciproke.

“Është rikonfirmuar edhe nga partnerët tanë strategjik, që njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që diskutohen në Bruksel siç është çështja e energjisë, të zhdukurve me dhunë etj. Nuk ka pas kërkesë qoftë nga SHBA ose partnerët e BE-së që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se njohja reciproke është domosdoshmëri të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë më herët se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë vulën e SHBA-së.

Sakaq, Kurti është shprehur se nuk do të ketë marrëveshje që cënon integritetin territorial të Kosovës. Këto deklarata vijnë teksa Serbia është shprehur se presioni që të njohë Kosovën është rritur ndjeshëm, ndërsa ndërkombëtarët kanë artikuluar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është e afërt.

 

Të fundit