Flash News

Kosova

Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

Serbia tërheq automjetet e blinduara nga kufiri me Kosovën

Serbia ka tërhequr automjetet e blinduara të ushtrisë pasi ishin vendosur prej ditësh në afërsi të kufirit me Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur nga media serbe N1.info, sipas të cilës dy mjetet “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë.

Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës”, shkruan N1.info.

Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve e aeroplanëve ushtarakë në afërsi të vijës kufitare kishte rritur tensionin në veri, teksa serbët prej 10 ditësh kanë bllokuar rrugët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Nga ana tjetër, edhe KFOR-i ka shtuar patrullimet në veri të vendit.

 

Të fundit