Flash News

Kosova

Sërish shifra të larta infektimi në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja dhe 26 viktima nga Covid-19

Sërish shifra të larta infektimi në Kosovë, mbi 1 mijë

Rritja e shifrave të infektimit në Kosovë vijon të pësojë rritje të vazhdueshme duke bërë që situata e pandemisë të paraqitet mjaft e rënduar.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.448 të infektuar dhe 26 viktima si pasojë e Covid-19. Aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë 26.525 persona aktivë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

 

Të fundit