Flash News

Kosova

SHBA i jep Kosovës 33 milionë dollarë ndihmë, ku do të investohen

SHBA i jep Kosovës 33 milionë dollarë ndihmë, ku do të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të alokojnë 33 milionë dollarë në ndihmë të Kosovës. Presidentja në detyrë Vjosa Osmani nënshkroi sot Marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo Marrëveshje ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.

Presidenca bëri me dije se kështu synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Të fundit