Flash News

Kosova

SHBA mirëpret heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane në Kosovë

SHBA mirëpret heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane në

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka reaguar pasi Kosova vendosi heqjen e tarifës 10 për qind ndaj produkteve amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Kjo është një arritje e madhe dhe një pikë kthese në partneritetin tonë. Vendimi i Kosovës për të eliminuar tarifat doganore pasqyron vizionin tonë të përbashkët për më shumë tregti, investime dhe mirëqenie mes dy kombeve tona”, tha Prattipati gjatë një diskutimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ajo shtoi se heqja e tarifave e ka bërë më të lehtë qasjen e qytetarëve të Kosovës në produktet amerikane, ndërsa për bizneset ka hapur mundësi të reja për investime e bashkëpunim tregtar. Në panel mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se ky hap duhet të shërbejë si bazë për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Ky vendim e forcon partneritetin strategjik që kemi me SHBA-në, duke hapur rrugën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve. Përveç kësaj, është një testament i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me partnerin tonë kryesor”, tha Murati.

 

 

 

Të fundit