Flash News

Kosova

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka mbërritur në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.

Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. 

Avioni i ushtrisë amerikane me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, sipas REL, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Ekipi i Radios Evropa e Lirë e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” të Aeroportit.

Të fundit