Flash News

Kosova

Shefi i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon mbete e brishtë

Shefi i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon mbete e

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e brishtë, duke u ndalur veçanterisht në rastin e Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinës.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte për gazetarë në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Gjendja e sigurisë në Kosovë mbetet e tensionuar prej vitit të kaluar, veçanërisht pas një sulmi nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, si pasojë e të cilit u vra një polic dhe tre sulmues.

Të fundit