Flash News

Kosova

Shefi i policisë kufitare dhunoni doganierin në Kapshticë, pezullohet për 3 ditë pa kallëzim

Shefi i policisë kufitare dhunoni doganierin në Kapshticë,

Policia e Korçës ka reaguar pas pamjeve që qarkulluan në media, ku shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, Arbër Alimadhi, shihet duke dhunuar një doganier.

Ngjarja, e cila ka ndodhur më 6 janar 2025, është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale.

Përmes një komunikate për mediat, Policia e Korçës njoftoi se ndaj Alimadhit është marrë masa e pezullimit nga detyra për një periudhë prej vetëm tre ditësh, ndërkohë që ka nisur një hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Për të siguruar një hetim të plotë dhe të pavarur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të shefit të policisë kufitare nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë.

Shtetasi L.M., doganieri që u dhunua, ka refuzuar të bëjë kallëzim në institucionet përkatëse. Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur veprime hetimore lidhur me këtë rast.

Ky incident ka tronditur opinionin publik dhe ka nxjerrë në pah problematika lidhur me përdorimin e dhunës nga ana e autoriteteve të rendit, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit