Flash News

Kosova

Shefja e diplomacisë evropiane paralajmëron qasje të re për dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë evropiane paralajmëron qasje të re për

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ka paralajmëruar se do të shqyrtojë me të emëruarin e saj evropian, Peter Sorensen qasjen e re në dialog.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper ka përsëritur se emisari i BE-së për dialogun tashmë është i angazhuar me partnerët, për t’i shikuar rrugët përpara.

“Për ne si dhe për përfaqësuesen e lartë, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, është çështje kyçe dhe prioritare. Ndërsa sa i përket dialogut, përfaqësuesja e lartë do të ketë takime edhe me përfaqësuesin special të BE-së, për të diskutuar edhe për rrugën përpara”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së, raporton RTK.

Kaja Kallas e cila ka trashëguar postin e ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka pranuar rishtazi se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë andaj do t’i shqyrtojë mundësitë me Peter Sorensen si të bëhet funksional dialogu mes Kosovës e Serbisë.

 

Të fundit