Flash News

Kosova

Sherr në Kosovë, deputeti përplaset fizikisht me një qytetar

Sherr në Kosovë, deputeti përplaset fizikisht me një qytetar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik me një qytetar, teksa ishte duke dhënë një intervistë.

Nga Policia thanë se palët e përfshira në konflikt janë duke u marrë në pyetje, ndërkohë që pas kësaj ngjarjeje, vetë Zemaj ka kërkuar falje publike teksa ka thënë se ishte qytetari ai i cili sipas tij e provokoi.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Zemaj në Facebook.

Të fundit