Flash News

Kosova

Sherri me armë në Prishtinë, njëri prej të dyshuarve në kërkim nga FBI-ja

Sherri me armë në Prishtinë, njëri prej të dyshuarve

Dukagjin Nikollaj njëri prej të dyshuarve për sherrin me armë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku si pasojë humbi jetën një person është në kërkim edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York, shkruan koha.net.

Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati.

 

Të fundit