Flash News

Kosova

Shfrytëzohej nga serbët, bastiset objekti në qendër të Prishtinës. Sveçla: Paraqet rrezik për sigurinë

Shfrytëzohej nga serbët, bastiset objekti në qendër të

Është bastisur një objekt në qendër të Prishtinës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se në këtë objekt ofrohen shërbime të kundërligjshme mjekësore.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas operacionit dhe tha se ky objekt është tejet i dyshimtë dhe se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, tha Sveçla.

“Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, shtoi ai.

Ky objekt i cili gjendet në afërsi të stacionit policor në qendër të kryeqytetit, ishte shfrytëzuar nga serbët. Kjo zyrë kishte shërbyer si OJQ “Qendër për Paqe dhe Tolerancë”.

 

 

Të fundit