Flash News

Kosova

Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Kosovë, 4 persona humbin jetën

Shifra të larta infektimesh me Covid-19 në Kosovë, 4 persona

Situata paraqitet shqetësuese në Kosovë ku me qarkullimin e variantit Delta duket se po shtohet numri i të infektuarve.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 4 persona kanë humbur jetën dhe 1.096 raste të reja me koronavirus nga 7.953 persona të testuar.

Në raportin e 24 orëve të fundit theksohet se janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 7.854.

Të fundit