Flash News

Kosova

Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë, 21 jetë të humbura në 24 orët e fundit

Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë, 21 jetë të

Shifrat me Covid-19 në Kosovë mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 21 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa nga 10.609 testime të kryera, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 1.248 qytetarë.

Sa i përket rasteve aktive, shifrat raportohen të larta. Në Kosovë aktualisht janë 26.534 raste aktive.

Ndërkohë vijon dhe procesi i imunizimit. Kosova numëron 901.013 të vaksinuar, mbi 300 mijë prej të cilëve i kanë marrë të dyja dozat.

Të fundit