Flash News

Kosova

Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë/ Mbi 3 mijë raste të reja, asnjë viktimë

Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë/ Mbi 3 mijë raste

Shifrat me Covid-19 në Kosovë mbeten të larta. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raporton 3.206 raste të reja nga afro 12 mijë testime të kryera.

Pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë janë shëruar 357 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 160.247.

MSH thotë se numri i rasteve aktive është 15.247. Sa i përket procesit të imunizimit në Kosovë janë dhënë gjithësej mbi 1.7 milionë doza, ndërsa rreth 800 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Të fundit