Flash News

Kosova

Shkeli orën policore, gjobitet ministri i Drejtësisë në Kosovë

Shkeli orën policore, gjobitet ministri i Drejtësisë në

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, është gjobitur nga Policia e Kosovës sepse ka shkelur orën policore që aplikohet në këtë vend për masat parandaluese të Covid-19.

Këtë lajme ka bërë vetë me dije ministri përmes një postimi në Facebook ku dhe e ka bërë me dije se do ta paguajë gjobën.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij”, ka shkruar Selimi.

Shkeli orën policore, gjobitet ministri i Drejtësisë në

Të fundit