Flash News

Kosova

Shkëputet ashensori në Prishtinë, plagosen rëndë tre persona

Shkëputet ashensori në Prishtinë, plagosen rëndë tre

Tre persona janë plagosur në lagjen “Emshir” në Prishtinë këtë të hënë si pasojë e rënies së një ashensori.

Lajmin u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha për Kosova Pres se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente kanë nisur hetimet.

Të fundit