Flash News

Kosova

Shpërbëhet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë, vendimi që u bë shkak

Shpërbëhet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë, vendimi që

Kreu i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka njoftuar se kanë prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përparim Rama.

“Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

Shpërbëhet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë, vendimi që

Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili ka shtuar se nuk do të jenë pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet.

“Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se të hënën pak orë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kishin njoftuar se kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme për të enjten  për të anuluar vendimin për këmbim të pronave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkarkoi nga detyra nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.

Ditë më parë ai kishte shkarkuar edhe drejtorin e Shërbimeve publike, Ilirik Musliu, gjithashtu anëtar i PDK-së.

 

 

 

Të fundit