Flash News

Kosova

"Shpërtheu 15 kg eksploziv", ministri i Brendshëm jep detaje nga sulmi në Ibër-Lepenc

"Shpërtheu 15 kg eksploziv", ministri i Brendshëm jep detaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçl ka folur nga vendi ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc në Veri të Kosovës. Ai tha për mediat se sipas ekspertëve është përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Ministri e ka quajtur aktin terrorist, ku u dëmtua seriozisht një pjesë e kanalit të Ibër- Lepencit, transmeton Telegrafi.

“Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit u dëmtua seriozisht, nuk dihet ende saktësisht për eksplozivin, por sipas eksperteve të policisë, flitet diku për rreth 15 kg eksploziv”, tha ai. 

Sveçla tha se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i vendit.

Ndaj, aktit të në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

 

Të fundit