Flash News

Kosova

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës, dëmtohet kanali i ujit Ibër-Lepenc

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës, dëmtohet

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se shpërthimi ka shkaktuar një rrjedhje të ujit të pakontrolluar nga kanali.

"Ekipet policore janë duke punuar intensivisht për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti," ka deklaruar Elshani.

Në këtë moment, nuk ka informacione të tjera për shkakun e shpërthimit, ndërsa hetimet janë në vijim për të identifikuar përgjegjësit dhe pasojat e mundshme.

Të fundit