Flash News

Kosova

Shpërthim në një fabrikë në Serbi, një i vdekur dhe katër të plagosur

Shpërthim në një fabrikë në Serbi, një i vdekur

Një fabrikë që prodhon goma, pajisje mbrojtëse dhe eksplozivë industrialë në Serbi është përfshirë nga flakët këtë të martë si pasojë e një shpërthimi.

Nga shpërthimi mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë, njofton policia serbe.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një njësi të prodhimit të shiritave të karburantit të fabrikës Trayal Coorporation në qytetin qendror të Krushevcit.

Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili pasoi në një zjarr në kompleks. Policia tha se të lënduarit janë transportuar në spitalin e Krushevcit.

Të fundit