Flash News

Kosova

Shpërthim në një fabrikë në Shkup, lëndohen tre persona

Shpërthim në një fabrikë në Shkup, lëndohen tre

Një  shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në një fabrikë pranë ish-“Zhelezares”, ku janë lënduar tre punonjës, njoftojnë autoritete në Shkup.

Sot (20.04.2023) rreth orës 00:20, SPB-Shkup ka raportuar se në një fabrikë në afërsi të ish-“Zhelezares” ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar punonjësit R.Gj.(41) nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F.(29) nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S.(33) nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit”, njofton Policia.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Policia raporton se po  merren masa për zbardhjen e rastit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga shpërthimi janë dëmtuar 6 makina të parkuara në afërsi të saj. Për momentin nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi në fabrikë.

Të fundit