Flash News

Kosova

Shpërthime dhe të shtëna armësh, ç’po ndodh në Veri të Kosovës

Shpërthime dhe të shtëna armësh, ç’po ndodh

Regjistrohen incidente në Veri të Kosovës gjatë kohës kur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po përgatiteshin për zgjedhjet lokale.  

Incidentet janë konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila shton se nga të shtënat dhe disa shpërthime të regjistruara  në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri nuk ka tëlënduar.

“Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të fundit