Flash News

Kosova

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, shkon në 42 numri i të lënduarve, mes tyre edhe dy të mitur

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, shkon në 42 numri i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkon në 42 numri i personave të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj të Kosovës.

Mediat vendase bëjnë me dije se mes të lënduarve janë edhe dy të mitur, ndërsa një vajzë 20-vjeçare ka pësuar edhe thyerje.

Po ashtu, autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht se të paktën 14 të lënduar kanë marrë djegie të shkallës së dytë.

Të fundit